Ballina Ekonomi

Kursi i këmbimit gjatë një jave/ Valutat forcuan lehtë pozitat ndaj lekut

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 25-30 janar 2021, valutat e huaja forcuan lehtë pozitat ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar relativisht kuota të qëndrueshme me përjashtim të disa luhatjeve në mesin e kësaj jave, ndërsa e ka mbyllur javën në vlerën 123.61 lekë, njësoj sa shënoi edhe ditën e hënë.

Dollari amerikan këmbehet sot në vlerën 101,97 lekëm, kundrejt nivelit 101.78 që ishte në fillim të javës, duke u forcuar lehtë në raport me lekun.

Ndërsa monedha britanike ka shënuar disa ulje ngritje të vlerës gjatë kësaj jave me një rritje të theksuar ditën e mërkurë, për të rënë sërish më pas në nivelin 139.61 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, franga zvicerane paraqitet e stabilizuar këtë javë teksa është këmbyer në fund të periudhës së 25-30 janarit me 114.81 lekë. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet Metodologjia e Monitorimit të Medias
Artikulli tjetërPa makina edhe… Nju Jorku?!