TIRANË, 29 janar/ATSH/ Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi marrëveshjen me qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.
Marrëveshja fillestare mes dy vendeve është nënshkruar në Tiranë në vitin 2009.
Pala luksemburgase i propozoi palës shqiptare një protokoll të ri ndryshimi të marrëveshjes, i cili ka për qëllim sigurimin e disa standardeve për të luftuar erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve (BEPS – Base Erosion and Profit Shifting), në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilit tashmë është dhe vendi ynë.

/r.e/













