TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mori pjesë sot në inspektimin e punimeve për ngritjen e impiantit të riciklimit të mbetjeve në Sarandë.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe deputeti i zonës Alket Hysenaj, Klosi tha se “mbetjet përveçse do të depozitohen në këtë landfill dhe do të ndahen në burim për t’u ricikluar më pas në qendrën e riciklimit, Volloder”.
”Është fakt që bashkia i depoziton mbetjet urbane në landfillin e ri të Bajan që është një nga landfilldet me të gjithë standardet mjedisore, por ky trajtim nuk është i mjaftueshëm pasi është shumë e nevojshme që në këtë pikë të përzgjedhur nga bashkia të kemi trajtimin jo vetëm të mbetjeve interte që duhet të grumbullohen të gjitha këtu dhe Saranda në mënyrë të pafalshme gjithë këto investime që po bëhen gjithë këto veprime që po bëhen në infrastrukturë të mos grumbullohen të gjitha mbetjet inerte në këtë pikë, por dhe ajo që është e rëndësishme trajtimi ndryshe i mbetjeve të riciklueshme”, – theksoi Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “është një nga parimet dhe gjithë ekonomitë që trajtojnë mbetjet urbane në çdo vend të Bashkimit Europian që mbetjet nuk janë një problem për bashkitë por janë dhe një burim të ardhurash”.
“Prandaj bashkia e Sarandës e mbështetur nga Projekti GIZ realizoi këtu një impiant të riciklimit të gjithë mbetjeve të riciklueshme të prodhuara nga qytetarët e kësaj bashkie por dhe nga sezoni turistik për të pasur një mundësi, që këto mbetje të rikthehen në nnjë të ardhur për vet bashkitë”, – theksoi ministri Klosi në këtë takim.
Kjo zonë prodhon 9 mijë ton mbetje, 27 % të riciklueshme. Pritet që ndërtimi i Qendrës të përfundojë në fund të muajit prill.
Ndërkohë që bashkia deri në fund të vitit do të mund të grumbullojë e përpunojë mbetjet e riciklueshme.
“Mendoj se do të jetë një projekt pilot shumë interesant për t’u parë dhe nga bashkitë e tjera sidomos nga bashkitë e zonës turistike që e kanë shumë të nevojshme që në pikun e sezonit mbetjet e prodhuara që në masën më të madhe janë mbetje të riciklueshme të mos shkojnë dëm por të ritrajtohen dhe të prodhojnë të ardhura për bashkitë zotëruese të tyre”, tha Klosi.
Ky projekt është shumë i rëndësishëm për zonat bregdetare. Një tjetër impiant ka nisur punimet në Qafë-Vishë të Himarës, projekt i mbështetur gjithashtu nga GIZ.
“Saranda është përherë në avangardën e qyteteve të tjera edhe se është mbretëresha e turizmit, por për këtë jemi të vonuar. Prandaj falenderoj një orë e më parë duhet të fillojmë të mendojmë për të mbrojtur natyrën e cila na jep shumë gjëra por nuk asorbon dot çdo gjë që ne prodhojmë dhe ka ardhur koha që ato që natyra nuk i asorbonë vet ne duhet të mendojmë për ti grumbulluar dhe për ti ricikluar në mënyrë që dëmi që i bëjmë natyrës të jetë gjithnjë e më i pakët në mënyrë që Saranda turistike të mos ndosi vetveten”, – tha Klosi.
Sipas tij, ky është një hap shumë i rëndësishëm jam i bindur që do të vazhdojë me fazën e dytë.
“Sikurse inxhinieri tha për të kaluar në fund atje ku ne duam në një Sarandë të gjelbër, e cila konsumon shumë gjera, por që nuk i përplas ato në natyrë dhe nuk i gropos dot ato. Në këtë mënyrë besoj se e bëjmë dhe më atraktive Sarandën për turistët dhe besoj do të kemi dhe një vit turistik shumë më të mbarë se ai që kaluam”, tha deputeti i zonës, Alket Hyseni. /k.s/r.e/






















