Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 janar 2021

TIRANË, 28 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës. Era me drejtim veriperëndim ‘ verilindje shpejtësi 3-10m/s, dhe me rrahje deri në 12-15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzim i forcës 0-2 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -4/8 Diell re
Kukës -6/3 Diell re
Lezhë -4/8 Diell re
Dibër -9/1 Diell re
Durrës -1/9 Diell re
Tiranë -2/9 Diell re
Elbasan -4/7 Diell re
Berat -6/7 Diell re
Vlorë -1/9 Diell re
Korcë -7/-1 Diell re
Gjirokastër -3/8 Diell re
Sarandë -1/13 Diell re

 

                   

                                     

                                            

                 

          

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE i kërkon AstraZenecas vaksinat e prodhuara në Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/01/2021