TIRANË, 28 janar /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ambasadorja Kim është shprehur qëllimi i takimit ka qenë biseda për Reformën në Drejtësi, e cila po ecën ecën përpara – hap pas hapi.
“U takova me ministrin e Drejtësisë për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për vitin 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësi po ecën përpara – hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara”, ka theksuar ambasadorja Kim.
Ndërsa ministrja Gjonaj pas takimit ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen dhe besimin, duke shprehur angazhimin e plotë për ecurinë e Reformës në Drejtësi.
“Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë janë të angazhuar pa mëdyshje për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Shumë faleminderit Shteteve të Bashkuara dhe ambasadores Yuri Kim për mbështetjen e fortë dhe besimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Gjonaj.
/r.e/























