SHBA – Biden kërkon të mbështesë prodhimin vendas

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-AFP/ – Joe Biden do të nënshkruajë një dekret që u kërkon agjencive federale të blejnë produkte amerikane, me qëllimin për të favorizuar prodhimin kombëtar dhe për të ruajtur vendet e punës, duke iu rikthyer një teme shumë të dashur për paraardhësin e tij, Donald Trump, njoftoi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

Ky dekret i drejton agjencitë të forcojnë kërkesën lidhur me blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga punëtorë e biznese amerikane. Ai po kështu shkurton disa burokraci dhe krijon një pozicion në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit përgjegjës për zbatimin e direktivës.

“Ky dekret parashikon gjithashtu të rrisë investimet në industritë e prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës me qëllim për t’u ringritur”, konfirmoi një zyrtar i administratës Biden për gazetarët.

“Objektivi është gjithashtu të drejtojë agjensitë federale për të eliminuar boshllëqet ligjore të shfrytëzuara nga kompanitë që prodhojnë në SHBA vetëm një pjesë të produkteve të propozuara për qeverinë”, shtoi ai.

Ky dekret synon promovimin e agjendës “Blini produkte amerikane”, një ide të cilën e hodhi që gjatë fushatës së vitit të kaluar e që synon forcimin e prodhimit vendas përmes procesit federal të prokurimit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.