TIRANË, 25 janar /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se deri tani ka administruar situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.
”Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec-it të Vaut të Dejës aktualisht janë 500 m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës”, bën të ditur KESH.
Niveli i liqenit të HEC-t të Fierzës është aktualisht 289.41 m nga 296 që është niveli maksimal i liqenit, i HEC-t të Komanit 170.38 m nga 176 m që është niveli maksimal i liqenit dhe i HEC-t të Vau të Dejës 71.83 m nga 76 m që është niveli maksimal i liqenit.
“KESH po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas”, thuhet në deklaratën e kompanisë. /j.p/r.e/