Ballina Flash

Nga Sting te Elton John: Europa zonë e ndaluar për ne për shkak të Brexit

LONDËR, 21 janar /ATSH-DPA/ – Janë Sting, Elton John, Ed Sheeran, Liam Gallagher, Radiohead, Bob Geldof, Queen’s Brian May, Robert Plant i ”Led Zeppelin”, Peter Gabriel dhe Kim Wilde, por edhe autorë këngësh si Judith Weir, dirigjenti Simon Rattle dhe violonçelisti Nicola Benedetti.

Janë mbi 110 artistë, të zemëruar dhe të zhgënjyer nga qeveria britanike, që protestojnë për faktin se janë braktisur me turp pas Brexit.

Artistët e bëjnë këtë në një letër të botuar nga ”Times”, ku denoncojnë se si marrëveshjet “e kanë bërë Europën një zonë të ndaluar për muzikantët”.

Pas përfundimit të lëvizjes së lirë midis kontinentit dhe Britanisë së Madhe, vizat individuale duhet të merren para se të udhëtohet në ndonjë vend të BE, duke rezultuar në kosto shtesë, përfshirë lejet për 350 sterlina për instrumente muzikorë dhe pajisje të tjera, pa harruar mosmarrëveshjet dhe zvarritjet burokratike.

Londra dhe Brukseli fajësojnë njëri-tjetrin për këtë situatë, por do të jenë muzikantët ata që do të paguajnë çmimin, veçanërisht të rinjtë, të cilët tashmë po përpiqen të mbijetojnë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 202 të shëruar dhe 296 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetër“Anima Rara”/ Albumi i sopranos Ermonela Jaho vlerësohet albumi më i mirë i muzikës vokale