Ballina Bota

COVID-19 – Vdekjet në SHBA tejkaluan ato të LIIB

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje regjistruan 4 229 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, i cili është niveli i dytë më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjithashtu dje, CNN përsëriti se kishte 178 255 raste të reja, të cilat çojnë totalin e infeksioneve në 24 434 283 duke përfshirë 406 001 vdekjet.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, tejkaloi 405 399 vdekjet ushtarake dhe civile amerikane në Luftën e Dytë Botërore (shifër zyrtare nga Departamenti i Veteranëve).

Deri më tani, të paktën 35 990 150 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 16 525 281 doza janë administruar tek popullsia.

Administrata e re amerikane falënderoi sot OBSH për rolin e saj udhëheqës në luftën kundër pandemisë dhe e siguroi atë për mbështetjen e saj financiare.

”SHBA dje njoftuan kthimin e tyre në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe synojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj organizatës”, theksoi imunologu Anthony Fauci.

“OBSH është një familje e kombeve. Ne jemi të lumtur që SHBA qëndrojnë në familje”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter, pas njoftimit të administratës së re të udhëhequr nga Joe Biden për kthimin e SHBA në agjencinë e OKB. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 14 fluturime të konfirmuara për të enjten
Artikulli tjetërManja: 21 Janari, gur i varur në qafën e demokracisë në Shqipëri