Ballina Flash

Zbulohet një anije e mbytur romake mes shekujve II-III

ATHINË, 20 janar /ATSH-ANA/ – Një rrënojë e dukshme e epokës romake si dhe dëshmi të mbytjeve të tjera që datojnë që nga kohërat klasike dhe helenistike, janë gjetur në det pranë ishullit Kasos, sipas një njoftimi nga Ministria greke e Kulturës.

Sipas saj, zbulimi më i rëndësishëm është ai i anijes romake, që mbante amfora me vaj të përpunuar në Spanjë si dhe amfora afrikane të prodhuara në rajonin e Tunizisë së sotme.

Sipas gjetjeve, fundosja e anijes mund të datojë në një periudhë mes shekujve II-III pas Krishtit.

U identifikuan edhe tri anije të tjera, që transportonin amfora të bëra në Egjeun Verior në epokën helenistike (shekulli I para Krishtit), si dhe një që mbante amfora të bëra në Mendinën antike gjatë epokës klasike (shekulli V para Krishtit). /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rriten masat e sigurisë para betimit të Joe Biden
Artikulli tjetërMe 43 vite punë mbi shpatulla/ Pëllumbi aplikon për pension në e-Albania për të shmangur radhët e gjata dhe ecejaket