Ballina Bota

SHBA – Ceremonia e betimit të presidentit Biden e sigurtë

UASHINGTON, 18 janar /ATSH-DPA/ – Ceremonia e betimit e presidentit të 46-të të SHBA-së, të mërkurën e ardhshme, do të jetë një ngjarje e sigurtë pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, deklaroi Ronald Klain, ndihmësi i presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar për këto kërcënime”, tha shefi i Shtabit i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

”Por, shërbimet sekrete dhe trupat tona do ta sigurojnë ceremonisë e betimit”, theksoi Klain.

Uashingtoni po përballet me masa të rrepta sigurie, përfshirë Qendrën e Famshme Kombëtare, të mbyllur plotësisht dhe mijëra trupa të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet, pasi mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump sulmuan Capitol Hill këtë muaj./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Michel dhe Maas kërkojnë lirimin e Navalnyt
Artikulli tjetërTabaku: 48 kopshte, shkolla e çerdhe u ndërtuan dhe u e rehabilituan në vitet 2011-2015