Ballina Bota

BRUKSEL – Stoltenberg: NATO e gatshme për sfida në çdo kohë

BRUKSEL, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Kur isha student në Oslo bota ishte ndryshe nga tani, ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe vija midis paqes dhe luftës ishte më e qartë se tani. Në këtë botë të paparashikueshme jemi përballur me sfida të shumta dhe NATO duhet të jetë e gatshme për çdo sfidë në çdo moment, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka folur për sfidat në sigurinë kibernetike, nga veprimet agresive të Rusisë, deri në Kinë që, sipas tij, “nuk është një kundërshtare pasi paraqet mundësi si në tregti, por në të njëjtën kohë koha na vendos përpara sfidave, pasi nuk respekton të drejtat e njeriut dhe nuk ndan vlerat tona”.

Në lidhje me Aleancën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka riafirmoi ”rëndësinë që kanë Europa dhe Amerika të marra së bashku”.

”Ne duhet të marrim një qasje gjithëpërfshirëse, të mbrojmë vlerat tona dhe mbrojmë stilin tonë të jetesës”, shtoi ai.

Për ndarjen e barrës ndërmjet aleatëve, Stoltenberg deklaroi se “lajm i mirë është që të gjithë aleatët po investojnë më shumë, por ka akoma shumë mënyra për të bërë përparim”./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksina antiCOVID, Hysi: Opozitës i iku një kalë beteje për fushatë. Mandati i 3 i PS, për të vijuar reformat e thella të nisura
Artikulli tjetërRindërtimi në Kamzë/ 14 shkolla e kopshte të reja po marrin jetë nga themelet