Një nekropol i paçmuar zbulohet në Egjipt

KAJRO, 17 janar /ATSH-DPA/ – Një nekropol i madh pranë Kajros është provuar të jetë i pasur me zbulime arkeologjike, njoftuan shkencëtarët egjiptianë.

”Zbulimet u bënë nga një ekip arkeologësh egjiptianë që punojnë në nekropolin Saqqara, i cili shtrihet pranë piramidës së famshme të mbretit Djoser”, tha Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve në një deklaratë.

”U zbulua tempull-funeral i mbretëreshës Nearit, gruaja e mbretit Teti, mbreti i parë i Dinastisë së Gjashtë të Mbretërisë së Vjetër (2686–2181 p.K)”, tha kreu i misionit dhe arkeologu egjiptian Zahi Hawas.

Zbulimet e reja përfshijnë 52 varre, nga 10 deri në 12 metra të thella.

Për më tepër, kishte më shumë se 50 arkivole prej druri që datojnë që nga Mbretëria e Re (1520-1075 para Krishtit) të zbuluara brenda tyre.

“Kjo është hera e parë që arkivolet që datojnë para 3 000 vitesh në këtë rajon”, tha Hawas.

Statuja, lodra, anije druri dhe maska ​​funerare që datojnë që nga Mbretëria e Re u zbuluan gjithashtu.

Në vitet e fundit Egjipti ka njoftuar një varg zbulimesh arkeologjike./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.