COVID-19 mbylli një në pesë qendra italiane të shëndetit mendor

ROMË, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Gjatë bllokimit të parë, 20% e qendrave të shëndetit mendor në Itali u mbyllën, sipas një studimi nga Shoqata Italiane e Psikiatrisë (SIP), botuar në ”Bmc Psychiatry”.

Vizitat e planifikuara psikiatrike, në shtëpi dhe në zyrë, ishin të garantuara vetëm për pacientët më seriozë, shpesh të zëvendësuara nga intervista të largëta.

Të gjitha aktivitetet kishin një rënie të ndjeshme, të tilla si konsultat psikiatrike në spital (-30%), psikoterapitë individuale (-60%), psikoterapitë në grup dhe ndërhyrjet psikosociale (-90/95%), monitorimi i rasteve në strukturat e banimit (-40%) dhe shkelësit me çrregullime mendore të besuara nga gjykatat në qendrat e shëndetit mendor (-45%).

Ashtu si në disiplinat e tjera mjekësore, kishte një ulje të përgjithshme të shtrimeve në spital (-87%).

Çrregullimet e humorit, psikozat, çrregullimet e ankthit dhe përpjekjet për vetëvrasje janë problemet më të shpeshta të këshillimit psikiatrik.

Rreth 22% e pavijoneve raportojnë një rritje shqetësuese të agresionit, dhunës dhe shtrimeve në spital./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.