TIRANË, 16 janar/ATSH/ Përpunimi i mallrave gjatë fundjavës në portin e Durrësit vijon me ritme të larta.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 7 anije tregtare me 27 776 tonë mallra të ndryshme si çimento, grurë, hekur, qymyr.
Sipas APD-së, 1 aniej është në radë dhe 3 të tjera me janë në pritje me 9 377 tonë mallra si grurë, skrap, etj.
“Materialet e ndërtimit janë në fokus të përpunimit në port, ku vetëm ditën e sotme nga 4 anije tregtare po përpunohen 10 584 tonë çimento dhe 4050 tonë hekur”, tha APD.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/












