Ballina Ekonomi

Durrës/ Pastrohet kanali kullues në Porto Romano

TIRANË, 16 janar/ATSH- A. Fortuzi/- Në Bashkinë e Durrësit vijon me intensitet puna për të mbajtur në gatishmëri të plotë infrastrukturës kulluese, për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur situatat emergjente që sjellin reshjet intensive.

Grupet e punës kanë nisur të shtunën në mëngjes pastrimin e kanalit të ujërave të larta në Porto Romane.

Bashkia e Durrësit në njoftimin e publikuar thekson se kanali i ujërave të larta në Porto Romano po pastrohet tërësisht nga shkurret dhe mbeturinat.

Gjithashtu, janë rehabilituar dhe pastruar nga ndërmarrja Rruga dhjetëra kilometra kanale në të gjitha njësitë administrative.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Puka e veshur me të bardha të mahnit me bukurinë e saj
Artikulli tjetërSHBA – Trump largohet nga Zyra Ovale mëngjesin e 20 janarit me ”Air Force One”