SHBA – Trump largohet nga Zyra Ovale mëngjesin e 20 janarit me ”Air Force One”

UASHINGTON, 16 janar /ATSH- ANSA/ – Presidenti amerikan në largim, Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mëngjes, më 20 janar, disa orë para ceremonisë të betimit të Joe Biden ai presidenti i 46-të i SHBA dhe që do të marrë detyrën në ”1600 Pennsylvania Avenue”, raportuan burimet e administratës, njoftuar nga media të ndryshme amerikane.

”Marine One”, helikopteri presidencial, do të shoqërojë për herë e fundit presidentin Trump në bazën ”Andrew” ku e pret fluturimi i fundit me avionin ”Air Force One”, në bordin e të cilit ai do të udhëtojë për në Florida, në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, West Palm Beach.

Në pistën e bazës do të zhvillohet një ceremoni lamtumire me tapet të kuq, shoqëruar nga një bandë ushtarake dhe gjuajtje me top.

Disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë do e ndjekin për në Florida, ku do të vazhdojnë të punojnë për ish-presidentin dhe familjen e tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.