Ballina Ekonomi

Reshjet/ Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 1 670 m3/s

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas informacionit të publikuar nga KESH, prurjet natyrore totale në kaskadë kanë rënë ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit nga 2 900 m3/s në 1 670 m3/s mëngjesin e së mërkurës, ndërsa shkarkimet janë, konkretisht 430 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqenit të Fierzës (në orën 08:00) është 289.55 m, i Komanit 173.94 m dhe i Vaut të Dejës 74.31 m.

“Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në të tre HEC-et e kaskadës, duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShëngjergj/ Pamje mahnitëse nga liqeni i ngrirë i Bizës
Artikulli tjetërLehtësimi i barrës fiskale/ Ekonomi: Fermerët përfituan 1,6 miliardë lekë