Ballina Flash

OBSH: Nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021

GJENEVË, 11 janar /ATSH-AFP/ – Imuniteti kolektiv kundër COVID-19 nuk do të arrihet këtë vit, megjithëse vaksinat kanë filluar të shpërndahen në shumë vende, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ne nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021”, tha zyrtarja shkencore e OBSH-së, Soumya Sëaminathan, gjatë një konferencë në Gjenevë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të masave mbrojtëse, si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës, për të kontrolluar pandeminë.

Ajo vlerësoi përparimin e pabesueshëm të bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë disa vaksina, të sigurta dhe efikase kundër COVID-19 në më pak se një vit, por theksoi se shpërndarja e tyre kërkon kohë.

“Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për durim.

Sëaminathan siguroi se vaksinat do të mbërrijnë në të gjitha vendet, por, ndërkohë, nuk duhet harruar se ka masa që funksionojnë.

Sipas saj, do të jetë e nevojshme të vazhdojmë të marrim masa shëndetësore dhe sociale për të kufizuar transmetimin e virusit, të paktën deri në fund të këtij viti./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorim dhe menaxhim i situatës nga moti i keq/ Policia e Shtetit në gatishmëri në të gjithë territorin
Artikulli tjetërMoti i keq/ Braçe reagon ndaj deklaratave të opozitës : Nuk ka më të poshtër se politika e hijenave