Ballina Flash

Japonezët kërkojnë anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike

TOKIO, 11 janar /ATSH-AA/ – Sipas një studimi të kryer në Japoni, rreth 80% e popullatës mendon se Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, të planifikuara të mbahen në këtë qytet në korrik, duhet të anulohen ose riprogramohen.

Gjatë fundjavës, agjencia Kyodo zhvilloi një anketë telefonik me më shumë se 700 votues të zgjedhur rastësisht dhe mbi 1 200 posedues të numrave celularë.

Më shumë se një mijë pjesëmarrës iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me pasojat socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit (Kovid-19), mbështetjes publike ndaj qeverisë dhe Lojërave Olimpike të Tokios.

Të pyetur në lidhje me organizimin e planifikuar të mbahet në Tokio në fund të korrikut, 35,3 %e pjesëmarrësve u përgjigjën se ai “duhet të anulohet” dhe 44,8% “duhet të shtyhen përsëri”.

Sipas anketës, shkalla e personave që nuk ishin të kënaqur me masat qeveritare kundër COVID-19 ishte 68,3%, ndërsa pjesëmarrësit që deklaruan se lufta kundër pandemisë është zhvilluar në një nivel të mjaftueshëm ka mbetur në 24,9%./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUniversiteti Teknologjik i Stambollit në Tiranë/ Rama: Mundësi e jashtëzakonshme për studentët shqiptarë
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni përfshin rebelët Houthi në listën e grupeve terroriste