Ballina Bota

BRUKSEL – PE shqyrton marrëveshjen postBrexit

BRUKSEL, 11 janar /ATSH-DPA/ – Parlamenti Europian nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes tregtare të minutës së fundit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Marrëveshja ka filluar përkohësisht nga zbatimi që më 1 janar, por ka ende nevojë për miratimin e ligjvënësve të BE-së.

“Pasi përfunduan negociatat për bashkëpunimin BE-BM, Parlamenti Europian nisi zyrtarisht shqyrtimin e marrëveshjen së zbatuar përkohësisht”, shkroi në Tëitter kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister.

“PE do të marrë kohën duhur për të shqyrtuar siç duhet tekstin në një proces gjithëpërfshirës, përpara se të japë pëlqimin e tij”, shtoi ai.

Sipas McAllister, ky shqyrtim do të pasohet nga një debat i përbashkët i seksioneve përgjegjëse parlamentare, komiteteve të Tregtisë dhe të Punëve të Jashtme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ “Shqipëria buzëqesh” – Vaksinimi kundër COVID-19
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 8 fluturime të konfirmuara për të martën