Ballina Bota

FOKUS – Gjermania bashkëpunim me SHBA për një Plan Marshall për demokracinë

BERLIN, 9 janar /ATSH-DPA/ – Pasi protestuesit sulmuan Capitol Hill, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ofron një bashkëpunim të ngushtë në luftën për demokraci.

“Ne nuk duhet t’u japim hapësirë ​​armiqve të demokracisë liberale. Kjo është po aq e vërtetë për Gjermaninë dhe Europën, sa edhe për SHBA-në”, deklaroi ai.

“Ne jemi gati të punojmë ngushtë me SHBA për një Plan të përbashkët Marshall për demokracinë”, theksoi Maas.

Plani Marshall ishte një program i SHBA-së që ndihmoi kombet europiane të rindërtonin ekonomitë e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania përfitoi veçanërisht nga ky plan.

Të mërkurën, qindra protestues pro Donald Trump sulmuan Capitol Hill, një simbol i demokracisë amerikane.

Nga të shtënat u vranë pesë persona përfshirë një oficer policie.

Maas dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin midis atyre që thanë se Trump ishte pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje të rrëmbyeshme, punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren/ Veliaj: Do ia dalim mbanë
Artikulli tjetërFaqja italiane: Shqipëria, Eldoradoja e taksave zero për kompanitë dhe pensionistët