Ballina Bota

COVID-19 – Papa Françesku: Duhet të vaksinohemi

VATIKAN, 9 janar /ATSH-AFP/ – Papa Françesku njoftoi sot se do të vaksinohet javën e ardhshme, duke thënë se kundërshtimi ndaj vaksinës antiCOVID pasqyron një mohim vetëvrasës.

“Javën tjetër, do të fillojmë të vaksinohemi këtu, në Vatikan dhe unë kam caktuar një takim. Duhet të bëhet”, tha ai në një intervistë që do të transmetohet të dielën në mbrëmje.

“Kundrejt vaksinës ekziston një mohim vetëvrasës që nuk mund ta shpjegoj, por sot duhet të vaksinohemi”, shtoi udhëheqësi shpirtëror i krishterë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI- Monitorim me dron/ Lumi Shkumbin në shtatin e vet natyral
Artikulli tjetërCOVID-19 – Franca zgjeron shtetrrethimin