Ballina Bota

COVID-19 – Franca zgjeron shtetrrethimin

PARIS, 9 janar /ATSH-AFP/ – Përballë kërcënimit të varianteve më ngjitëse të COVID-19, qeveria franceze vendosi ta shtrijë shtetrrethimin në tetë departamente të reja.

Ndërsa udhëtonte për në Tarbes, në jugperëndim të Francës, Kryeministri Jean Castex njoftoi avancimin e Shtetrrethimit do të zgjerohet nga ora 18:00 dhe do të shtrihet në tetë departamente të reja”, tha kryeministri francez, Jean Castex.

“Këto janë masa të vështira, por të domosdoshme përballë një epidemie, që nuk po dobësohet dhe po forcohet në zona të caktuara të territorit”, shtoi ai.

Këto departamente u bashkohen 15 të tjerave, kryesisht në Francën lindore, që tashmë i janë nënshtruar kësaj mase prej një jave, ndërsa pjesa tjetër e territorit vazhdon me një shtetrrethim nga ora 20:00./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Papa Françesku: Duhet të vaksinohemi
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4499 testime, 356 të shëruar, 655 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit