Ballina Bota

SHBA – Goldman Sachs parashikon rritje të PBB-së në vitin 2021

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-AA/ – Goldman Sachs rishikoi parashikimin e rritjes ekonomike të SHBA-së me 0,5 pikë përqindje për vitin 2021, pasi demokratët po krijojnë mundësinë për të pasur një paketë stimuluese më të madhe të miratuar në tremujorin e parë të vitit.

PBB-ja e SHBA-së pritet të rritet tani me 6,4 % këtë vit, nga vlerësimi i mëparshëm prej 5,9%, thuhet në raportin e bankës amerikane të investimeve shumëkombëshe dhe kompanisë së shërbimeve financiare.

”Pasi demokratët fituan të dy vendet e Senatit në zgjedhjet e balotazhit të Xhorxhias duke u dhënë atyre kontrollin e Kongresit dhe fitores së Joe Biden të zgjedhjeve të 3 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë, ata ka të ngjarë të kalojnë stimuj të tjerë fiskalë në tremujorin e parë”, thuhet në raport.

Goldman Sachs tha se pret një paketë lehtësimi prej rreth 750 miliardë dollarësh, e cila do të përfshijë 300 miliardë dollarë në kontrolle stimuluese për amerikanët e papunë.

Firma e investimeve parashikon gjithashtu që niveli i papunësisë në SHBA të ulet në 4,8 % në fund të këtij viti, në 4,3 % në fund të vitit 2022, dhe më vonë në 3,9 % dhe 3,6 % për fundin e vitit 2023, përkatësisht 2024.

Megjithëse vaksinat kundër COVID-19 japin shpresë për rimëkëmbje më të shpejtë në ekonominë më të madhe në botë, “lajmet dekurajuese në frontin e virusit, përfshirë ritmin e ngadaltë të vaksinimit dhe shfaqjen e llojeve më infektuese të virusit, sugjerojnë që rritja e shpenzimeve nga stimuli do të mbetet më shumë sesa zakonisht”, paralajmëroi ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet një sistem të ri planetar 500 vjet dritë larg Tokës
Artikulli tjetërGjatë 2013-2014 asnjë mësues ndihmës, në 2020-2021 rezultojnë 1260 të tillë