Ballina Bota

PRAGË – Republika Çeke zgjat bllokimin antiCOVID-19

PRAGË, 7 janar /ATSH-DPA/ – Republika Çeke njoftoi sot zgjatjen e masave ekzistuese të bllokimit në një përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri.

“Niveli më i lartë i alarmit për COVID-19 do të zbatohet fillimisht deri më 22 janar, por një shtrëngim i mëtejshëm i masave nuk mund të përjashtohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Aktualisht, lejohen të takohen maksimumi dy persona në publik.

Dyqanet për nevoja jo të përditshme, hotelet, restorantet dhe institucionet kulturore janë të mbyllura.

Gjithashtu, ekziston edhe një shtetrrethim nate në fashën orare 21:00-05:00.

Autoritetet regjistruan 17 668 raste pozitive brenda 24 orëve të fundit.

Qeveria njoftoi dje se shumica e krematoriumeve të vendit janë në kapacitetin e tyre maksimal./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksina antiCovid/ 5 mijë mjekët dhe infermierët në spitalet Covid dhe rrethe, të parët që do vaksinohen
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3668 testime, 433 të shëruar, 697 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit