BRUKSEL – EMA rekomandon autorizimin e vaksinës Moderna

BRUKSEL, 6 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandon autorizimin e kushtëzuar të tregut të vaksinës Covid-19 të prodhuar nga firma amerikane ”Moderna”.

Kjo është vaksina e dytë që EMA ka rekomanduar për aprovim në Bashkimin Europian.

Komisioni Europian, i cili ka porositur paraprakisht 160 milion[ doza në emër të vendeve anëtare të bllokut, duhet ende të miratojë vaksinën edhe pse kjo konsiderohet një formalitet.

Ajo tashmë i dha miratimin vaksinës së parë nga Pfizer-BioNTech në dhjetor.

“Lajm i mirë për përpjekjet tona për të sjellë më shumë vaksina antiCOVID-19 për europianët”, shkroi në Twitter presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

“Tani ne jemi duke punuar me shpejtësi të plotë për ta miratuar dhe për ta bërë të disponueshëm në BE”, shtoi ajo.

SHBA, Kanadaja dhe Izraeli kanë autorizuar tashmë ”Moderna”-n./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.