TEHERAN – Irani fillon pasurimin e uraniumit përtej kufirit të marrëveshjes bërthamore

TEHERAN, 4 janar /ATSH-DPA/ – Irani ka filluar pasurimin e uraniumit deri në 20%, përtej kufirit prej 3,67% të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Ali Rabiei.

”Pasurimi filloi disa orë më parë në uzinën bërthamore nëntokësore Fordo në jug të kryeqytetit Teheran”, theksoi ai.

Sipas Rabiei, procesi është në përputhje me një ligj të ri bërthamor të miratuar së fundmi nga parlamenti.

Ligji i ri lejon një prodhim vjetor prej 120 kilogramësh në nivelin 20%.

Ai gjithashtu lejon që agjencia atomike e vendit të prodhojë 500 kilogram uranium më pak të pasuruar në muaj.

Marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve të tjera kërkonte kufizimin e prodhimit në uranium të pasuruar me pak, i dobishëm vetëm për qëllime civile, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.