Ballina Flash

Dëmton mjedisin, autostrada merr çmimin… “Dinosauri i Vitit”

HAMBURG, 2 janar /ATSH-DPA/ – Tuneli i planifikuar i autostradës “A26 Lindje” nëpër qytetin-port të Hamburgut mori çmimi negativ të vitit 2020, “Dinosauri i Vitit”, nga grupi gjerman i mbrojtjes mjedisore NABU.

“Autostrada është një simbol i politikës së gabuar të transportit dhe planifikimit të vjetëruar të infrastrukturës në të gjithë Gjermaninë”, tha NABU.

“Ne duam që planifikimi të ndalet”, tha shefi i NABU, Joerg-Andreas Krueger.

Organizata shtoi se projekti nuk ishte më i përshtatshëm për shkak të rënies së përgjithshme të pritshmërive të xhiros së portit dhe mbylljes së një termocentrali në afërsi.

NABU ka më shumë se 25 vjet që e jep çmimin “Dinosauri i Vitit”.

Kjo është hera e parë që një projekt, në vend të një individi, vlerësohet me këtë çmim negativ./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortugalia merr presidencën e BE-së/ Kryenegociatori Mazi: Shqipëria plotësoi gjithë kushtet, BE të japë rezultate konkrete dhe jo më premtime
Artikulli tjetërLushnjë-Fier/ Eksportet bujqësore të sezonit u dyfishuan në dhjetor