Ballina Bota

COVID-19 – OBSH miraton vaksinën “Pfizer-BioNTech”

ROMË, 2 janar /ATSH-ANSA/ – OBSH ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech, një vendim që përfaqëson një ndihmë për vendet në zhvillim pa organet e tyre rregullatore shëndetësore.

“Në këtë mënyrë vendet në zhvillim do të jenë në gjendje të përshpejtojnë procesin e tyre për miratimin e vaksinave dhe të nisin programet e lidhura me imunizimin”. tha OBSH, sipas CNN.

Vaksina “Pfizer-BioNTech” u miratua nga Britania e Madhe më 8 dhjetor dhe më pas nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Europian./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekja Çobo flet për ushqyerjen gjatë shtatzanisë
Artikulli tjetërNdryshimet në qeveri/ Kuvendi mblidhet më 4 janar