Ballina Flash

“Tesla” bashkëpunim me “Apple” dhe “Amazon” për muzikën në makinat e saj

SAN FRANCISCO, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kompania e automjeteve e Elon Musk, “Tesla”, duket se dëshiron të sjellë shërbime streaming në automjetet e saj të ardhshme.

Ajo po punon me “Apple Music” dhe “Amazon Music” për t’i futur dy shërbimet e transmetimit të muzikës në makinat e saj dhe për t’i integruar ato në sistemin e komunikimit të drejtuesit të automjetit.

Sipas burimeve, një “thashethem” i tillë, në qarkullim dje në mbrëmje, i shtyu lart aksionet e “Apple” në Wall Street, ku kompania fitoi me +2,49 %.

“Tesla” fitoi me +0,73%./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 8 fluturime të konfirmuara për të mërkurën
Artikulli tjetërBB: Qytetarët shqiptarë po përfitojnë nga tregtia elektronike