TIRANË, 29 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka falënderuar Presidenti Ilir Meta për plotësimin e vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë e falënderova sot Presidentin Ilir Meta që veproi me vendosmëri dhe shpejt për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj kushtetues gjatë ditëve të fundit”, shprehet ai.
Po ashtu Ambasadori Bucci e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për besueshmërinë e shtetit të së drejtës.
“Bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm për besueshmërinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, në interes të të gjithë shtetasve”, tha Bucci.























