Ballina Bota

SHBA – Test COVID-19 negativ për të gjithë udhëtarët nga Britania e Madhe

UASHINGTON, 25 dhjetor /ATSH-AFP/ – Të gjithë udhëtarët në bordin e avionëve që vijnë nga Britania e Madhe do të jenë të detyruar duke nisur nga e hëna të paraqesin një test COVID-19 negativ për t’u pranuar në SHBA, njoftuan sot autoritetet shëndetësore amerikane.

“Ky test do të duhet të kryhet 72 orë para nisjes”, theksoi Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të sëmundjeve (CDC) në një komunikatë.

“Kjo kërkesë shtesë e testimit do të forcojë mbrojtjen e publikut amerikan për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe për të siguruar udhëtime të përgjegjshme ndërkombëtare”, vijon komunikata.

Ky vendim u mor pas shfaqjes në Britaninë e Madhe të një varianti të ri të koronavirusit që është shumë më ngjitës sesa ato të mëparshmit, dhe që ka bërë që shumë vende të tjera të pezullojnë ose kufizojnë lidhjet e tyre ajrore me Britaninë e Madhe, ose të kërkojnë teste negative për të lejuar udhëtarët./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPandemia godet transportin hekurudhor, ulet me 42% volumi i mallrave
Artikulli tjetërManastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Krenare për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve