Ballina Bota

TURQI – Izolohen të gjithë pasagjerët e huaj nga Europa

ANKARA, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Turqia izoloi udhëtarët që mbërritën nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut edhe nëse ata rezultuan negativ në testin për COVID-19, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

”Të 335 udhëtarët që hynë në vendin tonë nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut, natën e kaluar e kaluan në ekzaminime mjekësore dhe, edhe pse kanë rezultuar negativ në testin e COVID-19, ata u izoluan”, shkroi Fahrettin Koca në Twitter.

”Të gjitha mbërritjet në Turqi nga Britania e Madhe që nga 14 dhjetori janë identifikuar dhe 4 603 pasagjerë janë izoluar në vendbanimet e tyre”, shtoi Koca.

Turqia u bashkua me vendet e tjera europiane në ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“I befasuar nga shërbimi mjekësor”/ Rrëfimi i mësuesit nga Tirana, i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv
Artikulli tjetërBERLIN – Maas: Embargoja kundër Turqisë e padrejtë pasi ajo është anëtare e NATO-s