Ballina Bota

COVID-19 – Kanadaja izolon Ontarion

ONTARIO, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ontario, krahina më e populluar e Kanadasë, me 14 milionë banorë, do të riizolohet nga e shtuna, njoftoi sot kryeministri i saj, Doug Ford.

“Ribllokimi do të zgjasë 28 ditë në jug të provincës dhe 14 ditë në veriun më pak të populluar”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

“Kjo masë e vështirë është padyshim e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar që spitalet tona të mbingarkohen në javët e ardhshme”, shpjegoi ai.

Ky bllokim ndalon veçanërisht mbledhjet private në ambiente të mbyllura jashtë rrethit familjar dhe mbylljen e bizneseve jothelbësore.

Restorantet dhe bizneset jothelbësore do të jenë të hapura vetëm për të marrë porosi ose për të bërë dërgesa.

Me këtë njoftim, gati dy të tretat e kanadezëve do të jenë në izolim të pjesshëm ose të plotë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShameti: Punë e jashtëzakonshme për minimizimin e kultivimit të kanabisit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 22 dhjetor 2020