TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaroi sot se varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.
Gjatë një interviste në medie, Alimehmeti tha se është e pritshme që COVID-19 të pësojë mutacione, madje sipas tij, mjekët dhe ekspertët po çuditen pse po pëson kaq pak.
Alimehmeti vuri në dukje se ky mutacion është i njëjti i zbuluar nga i njëjti konsorcium që ka identifikuar dhe 4 mijë të tjera.
Për Alimehmetin, bazuar edhe tek ekspertët e huaj sot për sot varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.
Duke folur për situatën në vend, Alimehmetaj tha se kemi një situatë me transmetim komunitar me intensitet të lartë, ku shumica janë familjarë. Sipas tij, vende riskuese janë restorantet, lokalet, pubet, baret dhe transporti publik, pasi frekuentohen nga shumë njerëz.
j.p/























