SOFJE – Bullgaria dëbon një diplomat rus

SOFJE, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Bullgaria do të dëbojë një diplomat tjetër rus pas disa çështjeve të ngjashme, pas hapjes së një hetimi kundër tij për spiunazh të trupave amerikane të vendosura në këtë vend anëtar të NATO-s, theksoi qeveria.

“Ministria bullgare e Punëve të Jashtme shpalli person non grata një diplomat nga ambasada e Rusisë në Sofje dhe i dha atij 72 orë kohë për të lënë vendin për shkak të veprimtarive të papajtueshme me statusin e tij diplomatik”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.