UASHINGTON, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Amerikane (FED), e cila i ka lënë normat e saj të interesit të pandryshuara, zbuloi sot parashikime më të mira sesa pritej për SHBA-në në 2020, 2021 dhe 2022.
Tani, ajo llogariti një tkurrje të PBB-së së SHBA-së prej 2,4% këtë vit përpara një rritjeje prej 4,2% në 2021 dhe prej 3,2% në 2022.
Në lidhje me punësimin, FED vlerëson se shkalla e papunësisë do të bjerë në 6,7% këtë vit (kundrejt 7,6% të vlerësuar më parë), para se të bjerë në 5% vitin e ardhshëm dhe 4,2% në vitin 2022.
Megjithatë, sipas parashikimeve të saj, vetëm në vitin 2023 norma e papunësisë do të kthehet në një nivel afër atij të parapandemisë, në 3,7% kundrejt 3,5% shkurtin e kaluar./ /ervo/













