Ballina Flash

Covid-19 anulon festën ”Sapporo 1950”

TOKIO, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Për herë të parë pas 70 vitesh histori, Festa e Dëborës Sapporo 1950, e planifikuar për në shkurt, është anuluar për shkak të rreziqeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit.

Prefektura në veriun ekstrem të Japonisë, në fakt, tashmë kishte parë pezullimin e fushatës për të promovuar turizmin e brendshëm pas rritjes së rasteve në javët e fundit.

Ekspozita vjetore, e organizuar për herë të parë në vitin 1950, është e famshme për shfaqjen e skulpturave të akullit deri në 15 metra të larta dhe tërheq deri në dy milion turistë nga Japonia dhe jashtë vendit, duke gjeneruar një qarkullim rreth 65 miliardë jen, e barabartë me 510 milion euro.

Qeveria e Tokios ndërkohë ka vendosur të pezullojë fushatën e promovimit të turizmit midis 28 dhjetorit dhe 11 janarit në të gjithë vendin, për të kufizuar udhëtimet gjatë periudhës më të ngarkuar.

Në qytetet e Osaka dhe Sapporo, operacioni tregtar ishte ndërprerë pasi raportoi një rritje shqetësuese të infeksioneve Covid-19.

Në vitin 1972 Sapporo organizoi edhe Lojërat Olimpike Dimërore./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNapolitanët i sulen shampanjës franceze… false!
Artikulli tjetërRUSI – Putin: I gatshëm për bashkëpunim me Biden