Ballina Ekonomi

Buxheti 2021/ Rimëkëmbje për çdo familje, të ardhurat për banor 5687 dollarë në vit

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Me Buxhetin 2021 dhe angazhimin për rimëkëmbjen e çdo familjeje të ardhurat për banor do të arrijnë 5687 USD në vit.
Kështu deklaroi sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.
Ministrja Denaj tha se në vitin 2006-2013 të ardhurat mesatare për frymë ishin 4030 USD, në vitin 2014-2020 ishin 4717 USD dhe në 2021 do të jenë 5687 USD për frymë.
“Politikat buxhetore në vite kanë mbështetur rritjen e mirëqenies qytetare. Së bashku, përballuam me sukses dy goditjet e njëpasnjëshme, me reagim të shpejtë në mbështetje të më shumë se 300 000 individëve me Paketat Mbështetëse të qeverisë; më shumë se 100 000 bizneseve të vogla me lehtësitë fiskale gjatë pandemisë dhe tatimfitimin 0”, – theksoi Denaj.
Ministrja Denaj u shpreh se “më shumë se 1500 mijë bizneseve të mesme e të mëdha u mbështetën nëpërmjet skemave të garancisë sovrane dhe nxitjes së punësimit”./k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kanë ardhur kohë të këqija për matematikën”, Rama batuta me banorët në Shijak
Artikulli tjetër4 familje hynë në shtëpitë e rindërtuara në Shijak, do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja