Ballina Flash

Ndahet nga jeta dr. Suela Muça/ Manastirliu: Obsteter-gjinekologe e talentuar dhe pedagoge e devotshme

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dr. Suela Muçës.
“E hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Suela Muçës, mjekes së talentuar obsteter-gjinekologe dhe pedagoges së devotshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare. U prehsh në paqe dr. Suela”, – tha Manastirliu.
Dr. Suela Muça ka kryer specializimin me rezultate të shkëlqyera në S.U.O.GJ ”Mbretëresha Geraldinë”. Puna e saj si gjinekologe në sektorin privat dhe shtetëror është karakterizuar nga korrektësia, serioziteti, aftësia dhe komunikimi i shkëlqyer./k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Studentët e Tiranës do të përfitojnë çdo shërbim që ofrohet për studentët europianë
Artikulli tjetërShkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi mbi 48 miliardë lekë