Ballina Flash

Anulohet për shkak të pandemisë ”Paris Air Show”

PARIS, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shfaqja e 54-t Ajrore e Parisit, e planifikuar për në muajin qershor, është anuluar për shkak të pandemisë, njoftuan organizatorët në një deklaratë të lëshuar sot.

“Vendimi i pashmangshëm ishte marrë duke marrë parasysh situatën shëndetësore ndërkombëtare dhe numrin e vizitorëve që do të gjeneronte një ngjarje e tillë”, shkruajti Salon International de l’Aeronautique et de l’Espace de Paris në një shënim.

Shfaqja ajrore, e organizuar tradicionalisht në aeroportin ”Le Bourget”, në periferi të kryeqytetit francez, është një nga shfaqjet ajrore më të rëndësishme në botë.

Ajo është riplanifikuar për në vitin 2023.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Maserati” fiton Best Event Awards 2020
Artikulli tjetërKapsula SpaceX Dragon niset drejt stacionit hapësinor