UASHINGTON – CDC shkurton periudhën e karantinës pas ekspozimit ndaj COVID-19

UASHINGTON, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan sot se një periudhë më e shkurtër karantine prej shtatë ditësh me një test negativ COVID-19 dhe prej 10 ditësh pa një test të tillë do të funksiononte për individët që nuk shfaqin simptoma pas ekspozimit ndaj virusit, në vend të alternativës standarde 14-ditore.

Agjencia shëndetësore theksoi se rekomandon ende një periudhë karantine 14-ditore për ata që janë të ekspozuar ndaj COVID-19, si mënyra më e mirë për të zvogëluar përhapjen e tij.

“Reduktimi i kohëzgjatjes së karantinës mund ta bëjë më të lehtë për njerëzit të ndjekin veprimin kritik të shëndetit publik, duke ulur vështirësitë ekonomike të lidhura me një periudhë më të gjatë, veçanërisht nëse ata nuk mund të punojnë gjatë asaj kohe”, tha për gazetarët zyrtari i CDC-së, Henry Ëalke, në një konferencë virtuale.

“Megjithatë, të infektuarit duhet ende të shikojnë për simptomat për 14 ditë”, shtoi ai./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.