SHBA – Shtrimet ditore në spital për shkak të COVID-19 arrijnë rekord historik

NJU JORK, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i personave të shtruar në spital me COVID-19 në SHBA ka arritur në afërsisht 100 000, një rekord i lartë, ndërkohë që pandemia po përkeqësohet gjithnjë e më shumë duke rritur presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor.

Një rekord prej 98 691 amerikanësh u shtruan në spital në 2 orët e fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Projekti i Ndjekjes së Covid-it, i fundit në një varg javësh me shifra ditore shtrimesh rekord.

Ndërsa vaksinat janë në mbërritje, ekspertët e shëndetësisë presin që tubimet e festave të tjera ta nxisin më tej përhapjen e valës së virusit.

SHBA-ja ka parë shumë më tepër raste dhe viktima se çdo komb tjetër.

Vendi, i cili ka një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh, ka regjistruar 13,7 milionë infektime që nga fillimi i pandemisë, kursee numri i vdekjeve i ka tejkaluar të 270 000 viktimat./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.