Ballina Flash

Bora e parë/ Komuna e Prishtinës njofton se janë pastruar të gjitha rrugët

PRISHTINË, 30 nëntor /ATSH/ Mbrëmë Kosova u përfshi nga reshjet e borës.

Nga komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojë rurale dhe urbane në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha u shpreh se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, theksoi Braha. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFrakturë në këmbë për Biden pas një loje me qentë
Artikulli tjetërSHBA – Kalifornia rekord pandemik, spitalet në vështirësi