AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/11/2020

PARIS (Francë) – Gjyqi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, i akuzuar për korrupsion.

SINGAPOR (Singapor) – Dita e dëgjimit përfundimtar për padinë e kryeministrit për shpifje kundër një blogeri.

HAGË (Holandë) – Drejtori i OPCW u drejtohet shteteve anëtare në takimin e tyre vjetor.

GENEVË (Zvicër) – Takimi i Komitetit Kushtetues për Sirinë.

PARIS (Francë) – Dhënia e çmimit Goncourt.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Vendosja e Pemës së Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Forumi Schengen i organizuar nga Komisioni me ministrat e Brendshëm europianë për forcimin e kësaj zone të lëvizjes së lirë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s para takimit të ministrave të Jashtëm.

TÜBINGEN (Gjermani) – CureVac: Rezultatet e tremujorit të tretë të laboratorit i cili krijon një vaksinë kundër Covid-19.

NIKOSIA (Qipro) – Hyrja në fuqi e zgjatjes së shtetrrethimit të natës.

PARIS (Francë) – 120-vjetori i vdekjes së Oscar Wilde.

UASHINGTON – Gjykata e Lartë shqyrton vendimin e Donald Trump për të përjashtuar migrantët e padokumentuar nga regjistrimi i popullsisë.

SAN FRANCISCO – Hyrja në fuqi e një shtetrrethimi kundër Covid-19.

KAIRO (Egjipt) – Vizitë e presidentit palestinez Mahmoud Abbas./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.