Kosovë, 13 mijë e 625 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 30 nëntor /ATSH/ Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rasteve e para pozitive me COVID-19 numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 39 mijë e 57.

Derisa 24 mijë e 427 persona janë shëruar nga COVID-19, janë 1 mijë e 5 persona që kanë vdekur nga ky virus.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 13 mijë e 625 raste aktive me COVID-19. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.