Ndahet nga jeta Prof. Haki Agalliu, ngriti peshëngritjen në nivelet më të larta ndërkombëtare

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet ndarjen nga jeta të prof. Haki Agalliu, peshëngritës dhe trajner i ekipit të Partizanit dhe ekipit Kombëtar që nga vitet 1960.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti. Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare”, – tha Meta.
Kreu i qeverisë u shpreh se “emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare”.
“Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të tij”, – tha Meta./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.