SHBA – Biden: Jeta do t’i rikthehet normalitetit

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden i premtoi popullit amerikan se do ta mposhtin koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se jeta do t’i rikthehej normalitetit.

Para “Ditës së Falënderimeve” Biden i dha mesazh uniteti popullit amerikan duke thënë se  “ne jemi në luftë me virusin dhe jo me njëri-tjetrin”.

“Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do t’i rikthehet normalitetit”, tha Biden.

Për shkak të rasteve që janë rritur në shifra rekord, Biden ka paralajmëruar popullin amerikan që të mos udhëtojë gjatë periudhës së pushimeve që fillon me “Ditën e Falënderimeve” dhe me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.