IA njeh koronavirusin me anë të rrezeve X

ILINOIS, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale (IA) është e aftë të njohë pacientët Covid-19 nga rrezet X të mushkërive, 10 herë më shpejt se syri i njeriut, sipas një studimi të kryer nga studiues në Universitetin amerikan të Northwesternit, të cilët e kanë bërë algoritmin publik për të lejuar cilindo që ta zhvillojë atë më tej në funksion të përdorimit të tij të mundshëm në mjedisin klinik.

IA analizon imazhet dhe prodhon rezultate me një saktësi prej 82%, pra 6% më mirë në krahasim me atë të arritur nga radiologët.

“Ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë metodën aktuale të provës me tampona”, thotë eksperti i Inteligjencës Artificiale, Aggelos Katsaggelos.

“Radiografitë janë teste rutinë, të sigurta dhe të lira. Sistemit tonë do të duheshin disa sekonda për të ekzaminuar një pacient dhe për të përcaktuar nëse ai duhet të izolohet. Kjo do të zvogëlonte rrezikun e infektimit për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët e tjerë të shtruar në spital”, shton Katsaggelos./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.